Spanja tërheq kërkesën për ekstradimin e Puidgemont

20/07/2018 11:09

Lideri separatist katalanas Carles Puigdemont, tani mund të marrë frymë lirisht: Spanja ha hequr dorë nga kërkesa për ekstradimin e tij.

Gjykatësi përgjegjës në Gjykatën e Lartë të Spanjës, Pablo Llarena ka vendosur ta tërheqë urdhër-arrestin europian për ish-Presidentin rajonal të Katalonjës dhe kjo vetëm një javë pasi Gjykata e Landit Schleswig tha se Puigdemont mund të ekstradohej, por vetëm për dyshimin e keqpërdorimit të parave publike dhe jo për rebelim.

Ky i fundit përbënte boshtin e akuzës qendrore të drejtësisë spanjolle. E pikërisht lëvizja e palës gjermane ka qenë me sa duket ajo që i ka shtyrë spanjollët të tërhiqen. Në deklaratën e gjykatës në Madrid theksohet se vendimi i landit gjerman minoi punën e Llarena-s. Gjykatësi spanjoll akuzon drejtësinë gjermane ndër të tjera për “mungesë angazhimi”.

Por, ndërkohë ka hequr dorë nga tentativa për ta dërguar çështjen në Gjykatën Europiane në Luksemburg. Puigdemonti ndërkohë mund të shijojë lirinë. Ai u vendos në Belgjikë vjeshtën e vitit të kaluar pas ndërhyrjes së Madridit për t’i dhënë fund përpjekjeve të rajonit të pasur për shkëputje nga pjesa tjetër e vendit dhe në 25 mars, kur po kthehej nga një ndalesë në vendet skandinave, u ndalua në landin Schleswig-Holstein.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA