ONM i ka rekomanduar ditën e sotme Komisionerit Publik të ankimojë në KPA vendimin e KPK për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja.

Komisioneri Publik thotë se po shqyrton vendimin e shkallës së parë që la në detyrë Bashkim Dedjan, pas rekomandimit nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Afati i fundit për ankimimin në KPA të vendimit të KPK për Dedjan është 28 korriku 2018.

KPA konfirmoi në detyrë pak javë më parë gjyqtarin.

ONM-ja është një operacion monitorues i ngritur për të mbikëqyrur procesin e vetingut të anëtarëve të gjyqësorit në Shqipëri. ONM-ja nuk ka funksione ekzekutive që prekin rivlerësimin aktual të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri, çka kryhet nga organet vendore të vetingut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA