Meta takon Gashin: Emergjencat civile, prioritet për të gjitha shtetet e rajonit

20/07/2018 13:14

Kreu i shtetit Ilir Meta në një takim me ministrin e Brendshëm të Kosovës, Bejtush Gashi shprehu kënaqësinë për rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave me Kosovën nga ana e Komisionit Evropian, duke shpresuar që dhe Parlamenti dhe Këshilli të japin dritën jeshile.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi në mes të dy vendeve tona, por edhe shteteve të tjera të rajonit, në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, si dhe krijimin e një klime sa më të mirë dhe të sigurtë për të gjithë Rajonin tonë.

Presidenti Ilir Meta, në mënyrë të veçantë u interesua për bashkëpunimin në mes të dy shteteve tona në fushën e Emergjencave Cilivile dhe falënderoj Ministrin Gashi, për angazhimin profesional të pjesëtarëve të Emergjencave Civile të Kosovës me rastin e fatkeqësive të ndryshme natyrore në vendin tonë, por edhe në rajon. “Bashkëpunimi në fushën e Emergjencave Civile, duhet të jetë prioritet i të gjithë neve, jo vetëm në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe me shtetet e tjera të rajonit”, theksoi Presidenti Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA