Ambasada amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me SHBA dhe elementë të opozitës iraniane në Shqipëri “I bëjmë edhe njëherë thirrje, në emër të Aleancës, Z. President të mos e dekretojë këtë ligj për sa kohë që në këtë vend akoma nuk ekziston Gjykata Kushtetuese, e cila do të na jepte ne mundësi që të bënim rekurse apo apelime për këtë ligj të cilin ne e kemi cilësuar që në fillim të padrejtë”, tha Alert Çeloaliaj.
Këtë thirrje Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e bëri pas takimit me Ambasadoren e BE, Romana Vlahutin.
Pothuajse një javë më herët Aleanca i dërgoi një letër zyrtarëve të lartë evropian ku përveç Vlahutin përfshihej edhe komisioneri Hahn, që projektligji që i hap rrugën shembjes së godinës ekzistuese është në kundërshtim me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.
Ndërsa në takimin e së premtes ata morën këtë përgjigje nga ambasadorja, në ditët e saj të fundit në detyre.
“Morëm edhe konfirmimin se BE, po shikon me vëmendje obligimet e Shqipërisë në lidhje me Marrëveshjen e Stabilizim dhe Asocimit, dhe në raportin që ka Shqipëria me çeljen e negociatave dhe se do të marrim një përgjigje nga BE dhe Komisioni këtu se çfarë janë ato që do të gjejë BE mbi këtë çështje nga shërbimet e veta”, u shpreh Çeloaliaj .
Gjatë takimit Aleanca i parashtroi Ambasadores çështjen e trashëgimisë historike dhe kulturore si dhe çështjen e së drejtës publike mbi sipërfaqet publike. Ata parashtruan mundësinë për të rikonstruktuar godinën e TK.
Top Channel