Një zjarr i fuqishëm përfshiu fshatin bregdetar Dhërmi, në Vlorë.

Zjarri i nisur pasdite u përhap me shpejtësi në zonën e gjelbër, pranë banesave. Flakët rrezikuan seriozisht dy banesa dhe dy biznese private.

Në vendin e ngjarjes mbërritën zjarrfikëset dhe flakët u shuan vetëm në orët e para të mëngjesit.

Zjarrfikësit u ndihmuan nga banorët e zonës, të cilët me mjete rrethanore u përpoqën që të mos i linin flakët që të përhapeshin më shumë. Sipërfaqja e përfshirë nga flakët ndodhet mbi plazhin e Dhërmiut dhe poshtë rrugës nacionale.

Zjarri i rënë në Dhërmi është i pari zjarr gjatë kësaj vere në vend që rrezikoi seriozisht jo vetëm jetën e banorëve, por shkatërroi edhe disa hektarë të gjelbëruar, por u bë edhe kërcënim për mjetet që lëvizin në aksin kombëtar të bregut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA