Studimi/ 65 % e shqiptarëve nuk kanë para për pushime
19/07/2018 15:05
Sezoni veror ka hyrë në kulmin e tij, por për shumë shqiptarë pushimet janë një luks, që atë nuk mund t’ia lejojnë vetes
Sipas një studimi të financuar nga Komisionin Europian, 65 për qind e familjeve shqiptare nuk kanë të ardhura as për të përballuar një javë pushime larg shtëpisë.
Kjo është shifra më e lartë në rajon, me diferencë të madhe nga vendet e tjera fqinje, ku pjesa e familjeve qe nuk përballojnë dot pushime varion nga 38 deri në 47 për qind.
Pushimet në Shqipëri janë një privilegj i pakicës, ndërsa pjesa më e madhe e familjeve duhet të luftojnë për të përmbushur nevojat e mbijetesës
Top Channel