Një 65 vjeçar i pastrehë kërkon që të jetojë në azil, por fati i rezervon herë pas herë qelitë e burgut. Ai është i moshuari më i vjetër që është dënuar disa herë për përndjekje. Anila Hoxha do na tregojë historinë e të moshuarit problematik.

“Herën e parë u dënova pesë muaj burg, herën e dytë 1 vit e gjysmë, tani jam arrest me burg prapë”, u shpreh Gjergj Pergjivuka , i dënuar.

Ky është rrëfimi i Gjergj Pergjivukës. 65 vjeçari , që është i pastrehë, vitet e fundit i ka provuar disa herë burgun e prangat.

Në të gjitha rastet ka përsëritur të njëjtin krim kundër një 36 vjeçareje. Siç thotë policia ai vazhdon ta përndjekë gruan me inicialet S.P, duke kërkuar marrëdhënie me të.

Por në përfundim të seancës së radhës kundër tij i moshuari këmbëngul se nuk është përndjekës.

“Më ka vjedhur lekët e pensionit. Më shihte tek zyra e pensionit e më thoshte: ‘A të bie ndërmend noj herë për mua’. Tre herë burg për të njëjtin person”, tregon 65-vjeçari, duke mohuar që ta ketë përndjekur.

I pyetur se si e përndiqte ai tregon: “Ajo ishte duke kaluar, unë po pija kafe. Burri i saj më kërcënoi, unë njoftova policinë. Policia mori dëshminë e asaj, mua më futën në burg”.

Për paradoks i moshuari gjendet nën arrest shtëpie pa patur një adresë fikse, pasi nuk ka shtëpi. Por i moshuari shpreson që arrestimi i radhës ta gjejë një azil.

“Durimi im ka mbaruar, i vetmuar, pa azil, mbeta rrugëve”, shprehet Gjergj Përgjivuka.

Rekordin e dënimeve për përndjekje e mban i moshuari E. Gruda, i cili është dënuar 6 herë për të njëjtën vepër.

Ndërkohë në total janë nën gjykim 22 të pandehur, prej të cilëve 14 janë të moshës së tretë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA