Forcat Speciale në Rradhimë, një i kërkuar qëlloi me armë ndaj policisë

19/07/2018 19:05

Forcat speciale të RENEA-s dhe ato të Vlorës kanë zbritur në Orikum të Vlorës, në një operacion për të arrestuar një të kërkuar.

Por operacioni i policisë ka hasur në rezistencën e te kërkuarit, Gaqo Gjini, i cili ka qëlluar me armë ndaj uniformave blu, situate kjo që ka krijuar panik mes turisteve, shumë prej tyre të huaj që pushojnë në një hotel aty pranë në zonën e Radhimës.

Forcat Speciale rrethuan banesën në kodër përballë plazhit dhe arrestuan 38-vjeçarin, i cili u qëllua me plumb në këmbë nga një prej punonjësve të policisë. Autori i ngjarjes u dërgua më pas në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA