20 vite në vetmi; Historia e 70 vjeçares që derën e mban të hapur

19/07/2018 20:18

Në katin e pestë të një pallati të vjetër jeton prej 20 vitesh e vetme Shadije Bakolli. Dera e saj qëndron pakëz e hapur, pasi është e pafuqishme t’i pres njerëzit, ata pak që vijnë ta takojnë.

Nënë Shadija është besimtare. Ajo lexon për orë të tëra Biblën dhe është mirënjohëse që ka një shtëpi ku jeton, edhe pse me mure të plasaritur.
‘Ehh, jeta ime nuk mund të them që ka qenë e mirë, por ka edhe më keq’, shprehet ajo.

Shadija ka qenë një nga gratë e para që ka mbaruar shkollën e rezervave të industrisë, si tornitore. Sot, nuk është e lehtë për të që 70 vjeç, me djalin që i jeton shumë larg Shqipërisë dhe me dhimbjen e humbjes së vajzës kur ishte e re, e vetme, të përballet me problemet e moshës.

“Nëna me thënë të drejtën mezi ngrihet nga dysheku se nuk fle gjithë natën, një çik vapa, një çik streset. Më mërzit pensioni shumë i vogël, nuk më mjafton për asnjë gjë. Edhe nga sëmundjet e lëkurës unë vuaj shumë dhe blej shumë ilaçe. Ça të të them, kam 700 sëmundje”, tregon Shadija.

Dhe ajo që do e bënte të lumtur 70 vjeçaren është: “Unë dua të kem njerëz, që të paktën ta bëj një muhabet me to, ta qaj një hall”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA