Mblidhet “Aleanca për Dhurimin e Gjakut”, Meta-Veliaj: Kalendar për dhuruesit

18/07/2018 14:17

Kreu i shtetit Ilir Meta ka ndërmarrrë nismën Aleanca për Dhurimin e Gjakut”, nismë e cila iu bashkua dhe kreu i Tiranës, Erion Veliaj. Ai ka propozuar një kalendar konkret për dhurimin vullnetar të gjakut që do të nisë nga zbatimi në shtator.

“Kam një besim të plotë se nëse do të vazhdojmë me këtë frymë, edhe nga të gjithë popullata do të kemi një përgjigje jashtëzakonisht pozitive, kështu që ne do të angazhohemi që të jemi të parët dhe të dorëzojmë një kalendar aktivitetesh. Shumë faleminderit për nismën dhe mezi presim të përveshim mëngët dhe t’ia fillojmë kësaj pune”, tha Veliaj.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë që ka ngritja e këtij rrjeti solidariteti në të gjithë vendin dhe apeloi për rritjen e numrit të dhuruesve vullnetarë të gjakut.

“Ngritja e një rrjeti të solidaritetit për dhurimin e gjakut në të gjithë Shqipërinë për përfshirjen e shoqatave dhe të kryetarëve të bashkive përmes organizimit të aktiviteteve të ndryshme publike si koncerte, apo aktivitete sportive duke u fokusuar sidomos në zonat më me prioritet ku dhe kërkesat janë më të mëdha, sidomos sa i takon kategorisë së Talasemikëve si Lushnja, Fieri etj. Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për dhuruesit e gjakut duke e bërë eksperiencën e dhurimit të gjakut një proces të sigurt. Sigurimi i dhuruesve që kontribuojnë rrallë duke i kthyer në kontribuues të rregullt dhe krijimi i një statusi të veçantë për ta”, nënvizoi Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA