Një ditë pasi Top Channel raportoi denoncimet e qytetarëve, që tregojnë se janë helmuar nga mishi, sufllaqet apo frutat, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thotë se ka shtuar masat, veçanërisht në bregdet.

“Natyrisht raste të tilla kanë ndodhur, dhe kur marrim një indicie apo një denoncim menjëherë reagimi është në vend duke evidentuar problemin, produktin që ndoshta nuk është ruajtur në kushte të mira dhe marrim masa”, shprehet Ledio Ilollari, inspektor AKU

Kjo, është arsyeja pse ky institucion i ka dërguar një letër kujtese të gjitha bizneseve, që të garantojnë kushtet e ruajtjes dhe të tregtimit të produkteve në këto temperatura të nxehta

“Vetëm gjatë sezonit turistik janë kryer 1061 inspektime , janë marrë 22 masa administrative gjobë , 3-4 raste i adresohen tregtimit të pasigurt të produkteve ushqimore , jo detyrimisht produkte me ngarkesë mikrobike, por edhe me datë skandencë të kaluar. Kryesisht njësi tregtimi, minimarkete, markete, në zonat e plazheve janë marketet”, thotë inspektori.

Si institucioni përgjegjës për sigurinë ushqimore, autoriteti kombëtar i ushqimit i kërkon konsumatorëve të vlerësojnë maksimalisht etiketat e produkteve

“Duhet të ofrojnë kushte të sigurta, larg papastërtive. produkte të etiketuara ku marrin info për produktin që blejnë . Krahas këtyre kushteve AKU ka marrë edhe mostra, që nga përgjigjet duket se nuk ka pasur probleme”, thotë inspektori.

Megjithëse AKU thotë se përgjigjet e analizave tregojnë se perimet dhe frutat në Shqipëri nuk kanë pesticide, qytetarët tregojnë të kundërtën. Ata thonë se zarzavatet dhe frutat kanë hormone dhe se nuk dinë se me çfarë të ushqejnë fëmijët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA