Vettingu, prokurorja Antoneta Sevdari konfirmohet në detyrë
17/07/2018 13:36
Prokurorja Antoneta Sevdari, e cila i është nënshtruar me përparësi procesit pasi është kandidate për në KLP, ka kaluar me sukses Vettingun duke marrë kështu rikonfirmimin në detyrë.
Në seancë e KPK, ILDKPI raportoi se deklarimi i pasurive të saj është i saktë. Komisioni hetoi dhe konstatoi se deklarimet e prokurores për pasuritë janë të vërteta.
Hetim ndaj Sevdarit u shtri edhe me tej teksa KPK kishte kërkuar informacione edhe nga OSSHE, ZRPP, ALUIZNI, Drejtoria e Pastrimit të Parave dhe nuk rezultoi qe prokurorja të ketë pasuri të fshehura
Ndërkohë që Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK konstatoi përshtatshmërinë për prokuroren Antoneta Sevdari.
Top Channel