Trump do të presë shefin e KE-së në Shtëpinë e Bardhë, në fokus lufta ekonomike

17/07/2018 17:56

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar nëpërmjet nëj deklarate se presidenti Donald Trump do të presë kreun e Komisionit Europian, Jean Claude Juncker më 25 korrik.

Në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se çështjet e politikës së jashtëme, të sigurisë dhe antiterrorizmit, por edhe ato të rritjes ekonomike, do të diskutohen në këtë takim.

Aktualisht marrëdhëniet mes Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk janë aspak të mira, pasi vendet janë përfshirë në një luftë ekonomike shqetësuese.

Pikërisht çështja e tarifave ekonomike pritet të marrë pjesën më të rëndësishme të takimit mes Trump dhe shefit të Komisionit Europian, ndonëse diskutimi do të shtrihet edhe në lidhje me çështje të investimit ushtarak dhe buxhetit për NATO-n.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA