Vettingu ka rritur shpejtësinë e punës me sitjen e sistemit të drejtësisë. Emra të njohur që dikur ishin pothuajse të paprekshëm për shkak te pushtetit dhe paprekshmerisë, krijuan nga lidhjet e ngushta të shërbimeve ndaj politikës, por edhe kriminalitetit, tani po bien një e nga një.
Në nisje Vettingu u paragjykua, edhe ende paragjykohet, por nëse shikon se ata qe dikur ishin garanti i politikanëve të korruptuar sot po ikin, disa edhe me turp për shkak veprimeve në nivelet e banalitetit ordiner.
Në Gjykatën e Larte ka nisur një furtunë që nuk ka gjasa të ndalet deri sa paligjshmëria e kthyer në kult në Gjykatën, e cila ka mbyllur disa nga dosjet më të rënda dhe skandaloze të zhbëhet.
Dy anëtare të kësaj gjykate tashmë janë rrëzuar.
Admir Thanza për të cilin Vettingu zbuloi se kishte patur një dënim me 40 ditë burg, dhe gjobë për vjedhje në Itali. Ngjarjen ai e kishte fshehur dhe për këtë po hetohet.
Pas Thanzës qe si gjyqtar ka shkuar deri ne kushtetuese, u shkarkua Tom Ndreca për shkak të problemeve me drejtësinë. Furtuna po vijon, në Vetting është Artan Zeneli gjyqtari me probleme me pasurinë e tij, ndërsa shpejt ne siten e vettingut hyn, miku i krimineleve, Shkëlzen Selimi.
Vettingu po funksionon deri me tani dhe ka arsye ti besohet sepse po largon njerëz të inkriminuara kleptomane të korruptuar dhe njerëz të cilët kanë mbrojtur të gjithë politikanët e korruptuar.
Ata që mbyllen masakrën e Gërdecit, vrasjet e 21 janari dhe gjitha të fortët e Parlamentit. Këto janë vetëm qershia mbi tortë, por dëmi publik i krijuar për shumë arsye nga këta gjyqtare lidhet edhe me një stok gjigant prej 24 mijë dosje që janë në pritje. Ato janë çështjet gjyqësore të dhjetëra mijë qytetarëve të thjeshtë që prej vitesh presin drejtësi.
Top Channel