Në mbledhjen e qeverisë me eurokomisionerin për zgjerimin Johannes Hahn, kryeministri Edi Rama tha se faza përgatitore nuk do të jetë një proces i lehtë, por kërkon angazhim të përditshëm të strukturave të shtetit.

“Një hap i rëndësishëm, por dhe i vështirë që kërkon një angazhim solemn të përditshëm nga të gjithë strukturat e shtetit dhe ritëm të lartë në funksion të arritjes së të gjithë objektivave të kësaj faze. Prej sot dhe deri në pranverën e vitit që vjen ne jemi të detyruar ta përdorim me efikasitet maksimal kohën dhe të garantojmë një nivel të lartë koordinimi dhe ndërveprimi jo vetëm për të thelluar reformat në fushat me rëndësi jetësore”, tha Rama.

Rama tha se plotësimi i masave do të monitorohet nga qeveria dhe do t‘i raportohet periodikisht dhe me detaje Komisionit Evropian.

“Rezultatet e vetingut po flasin përditë për rrugën e reformës në drejtësi pavarësisht se nuk ka asnjëherë asgjë perfektë, pastrimi i sistemit të drejtësisë proces i pakthyeshëm dhe përjashtimi nga Pallati i Drejtësië një pas një i shumë figurave që deri dje mbanin peng drejtësinë dhe ishin super pushteti i këtij vendi është një provë domethënëse e vullnetit, por edhe e drejtësisë së gjithë asaj pune të konceptuar bashkarisht me misionin e drejtësisë të BE, etj”, tha Rama

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA