Lajmet kryesore të ditës, 17/07/2018 – 20:00

17/07/2018 20:01

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel,me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

MOTI I KEQ. 1 I VDEKUR E DY TË PLAGOSUR NGA RRUFETË
Përkeqësimi i menjëhershëm i motit solli stuhi dhe shkarkime elektrike në vend. Në Kukës pati përmbytje reshjesh ndërsa në Shkodër, rrufetë vranë një kalimtar dhe plagosën dy të tjerë.

HAHN: JENI NË RRUGË TË MBARË. VIJONI ME REFORMAT!
Johanes Hahn solli në Tiranë detyrat për qeverinë për çështjen e integrimit. Deri në hapjen e bisedimeve, qeveria duhet të ketë ndërtuar strukturat dhe të caktojë ekspertët për çdo sektor.

PD: QEVERIA E PAPËRGATITUR PËR NEGOCIATAT
PD nëpërmjet Jorida Tabakut thotë se qeveria është e papërgatitur për hapjen e negociatave pasi nuk e ka një strategji për integrimin, ashtu siç e ka Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia.

EKSPORTET SHQIPTARE NJOHIN RRITJE
Eksportet shqiptare janë në rritje të shpejtë. Ne gjashte muajt e pare te ketij viti rezultojne 158 miliarde leke eksporte, me një rritje mbi 18 përqind krahasuar me një vit më parë.

JUVENTUS NXJERR NË SHITJE HIGUAIN
Mbërritja e Cristiano Ronaldos në kampin bardhezi ka hapur dyert për sulmuesin argjentinas, Gonzalo Higuain, i cili para përfundimit të sezonit cilësohej nga drejtuesit e Juventusit si i pashitshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA