Në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Edi Rama, komisionari i zgjerimit në BE, Johanes Hahn u shpreh se vendet anëtare të BE e kanë ndjekur me interes të madh procesin e Vettingut në Shqipëri, pasi ai shihet si një model për vende të tjera.
“Shqipëria sapo ka marrë një vlerësim jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe siç u tha edhe sot në qershor këshilli i çështjeve të përgjithshme ka vlerësuar reformat e Shqipërisë. Këshilli ka përcaktuar qershorin si çeljen e negociatave, me kusht që Shqipëria të konsolidojë përparimin e arritur deri tani. Përpjekjet duhet të vazhdojnë për reformën në drejtësi në veçanti, ku Vettingu të dalë më në pah. Me rezultate konkrete të këtij procesi jo vetëm për Shqipërinë, sepse edhe anëtarët e tjerë te BE-së e kanë parë me vëmendje këtë proces, në mënyrë që ta kopjojnë dhe zbatojnë në mënyra të ndryshme. Por nuk duhet nënvlerësuar se ky shihet si një lloj modeli për vende të tjera”, – deklaroi Hahn.
Top Channel