Para takimit me ministrat e qeverisë Rama, komisioneri Johanes Hahn u prit edhe nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, në zyrën e këtij të fundit.
Presidenti Meta shprehu mirënjohje ndaj angazhimit të menjëhershëm të Komisionerin Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Johannes Hahn, në nxitjen e hapave të mëtejshëm të negociatave.
Presidenti Meta vlerësoi mundësinë bashkëpunimit dhe të një leximi të përbashkët të përmbushjes së sfidave madhore për të garantuar çeljen e negociatave.
Gjithëpërfshirja dhe besueshmëria janë element kyç për eurinë e susksesshme të reformave, nënvizoi Presidenti i Republikës. Presidenti Meta e cilësoi tejet të rëndësishëm përqendrimin e agjendës evropiane të tri muajve të fundit tek Ballkani Perëndimor, një mbështetje e qartë e perspektivës evropiane të rajonit.
Top Channel