Paraditen e së martës doli përpara Vetting-ut Nertina Kosova, gjyqtare e Krimeve të Rënda.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) deklaroi se kjo gjyqtare, nga verifikimet nuk ka fshehje pasurie dhe as konflikt interesi.
Apartament banimi 120 metra katrorë në “Don Bosko”, me kontratë sipërmarrjeje me vlerë 6 milionë lekë. Me kredi bankare 5 milionë lekë dhe shuma prej 1 milion lekësh nga kursimet e gjyqtares Nertina Kosova. KPK-ja thotë se gjyqtarja nuk kishte burime të mjaftueshme për shumën e 1 milionë lekëve, por Nertina Kosova deklaroi se ka kursyer nga puna në vite sepse kursimet i ka administruar familja.
Si përfundim, KPK-ja konkludoi se gjyqtarja Kosova kishte mundësi që të kursente 1 milion lekë.
Vendimi për Nertina Kosovën do të shpallet në 18 korrik, ora 10:00.
Top Channel