Vdekja e Enea Ftojit, refuzohet ekspertiza e re. Familjarët: Po fshihet e vërteta

16/07/2018 11:56

Prokuroria e Korçës refuzoi kërkesën e avokatit të Enea Ftojit për ekspertizën re mjekoligjore.

Përfaqësuesit ligjorë të familjarëve nuk pranuan që 27-vjeçari të ketë vdekur për shkaqe natyrore.

Vendimi i Prokurorisë ka sjellë edhe indinjimin e prindërve të Enea Ftojit, të cilët thonë se, nëse do të jetë e nevojshme do t’i drejtohen edhe Gjykatës së Strasburgut.

“Enea është dhunuar nga policia. Kemi video dhe foto që provojnë dhunën e policisë. Në rrobat e Eneas, tek atletet, kemi gjetur gjurmë gjaku. Kërkojmë ekspertë të huaj. Do ta kërkojmë të vërtetën deri në Gjykatën e Strazburgut”, shprehen prindërit.

Enea Ftoji u gjet i vdekur në një nga dhomat e shoqërimit në Komisaiatin e Korçës, ku mbahej i shoqëruar si i dyshuar për një vjedhje.

Familjarët, që në fillim pretenduan se ndaj djalit të tyre është ushtruar dhunë dhe për këtë protestuan edhe te Ministria e Brendshme, duke kërkuar ndëshkimin e përgjegjësve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA