Qepa e rekordeve “Guinnes” në Shkodër, fermerët e Postribës kultivojnë farën autoktone shqiptare
23/11 19:58
Tregtarët e mallrave të përdorura në Berat duan kushte më të mira pune.
Çdo fundjavë, në qytetin e Beratit, pjesëtarët e komunitetit rom nxjerrin në shitje mallrat në zonën ku ndahet njësia administrative Velabishtë me Bashkinë Berat.
“Kemi vite që punojmë këtu mes shiut, baltës dhe diellit. Paguajmë taksa për vendin që zëmë këtu, por askush nuk na krijon as kushtin më të vogël”, thonë tregëtarët, që herë pas here malli u del jashtë përdorimit nga rreshjet e shiut.
Prej vitesh, tregu me tendat e improvizuara “shëtit” sa në një vend në tjetrin, por Bashkia e Beratit nuk gjen zgjidhje, duke argumentuar se jo vetëm nuk ka hapësira të lira, por nuk ka as fonde.
Top Channel