Nis projekti për rehabilitimin e Unazës së Mesme, që parashikon përmirësimin e qarkullimit të automjeteve dhe shtimin e korsive të biçikletave.
Nga Njësia numër 7, kryebashkiaku Veliaj tha se me këtë ritëm do të punohet edhe për Teatrin e ri dhe Piramidën.
“Duke filluar nga Bërryli, te Ministria e Jashtme e deri te ‘Vasil Shanto’, pjesa e korsisë së lumit të Lanës do të jetë e dedikuar për biçikleta, ndërsa pjesa tjetër për transportin publik dhe makinat private. Autobusi do të ketë korsi të dedikuar në ato pjesë të Unazës ku zakonisht ka edhe trafikun më të madh, ose ka edhe më shumë semaforë. Duke bërë këto ndërhyrje inkurajojmë një transport alternativ”, tha Erion Veliaj.
Kryebashkiaku i Tiranës pranoi se ky projekt, apo edhe ai i Teatrit të ri, si shumë të tjerë do të shoqërohet me rezistencë dhe debate, por do të vijë dita kur do të vlerësohet, njësoj si ato të zbatuara deri më tani.
Top Channel