Ashtu siç kishte premtuar, Top Channel nisi guidën e pushimeve shqiptare me emisionin që do të shoqërojë teleshikuesit për 35 ditë, “Pushime On Top”, me autore Olsa Muhameti.
Oriela Nebiaj dhe Flori Gjini filluan rrugëtimin e tyre të “Pushimeve On Top” nga Dhërmiu, ku çdo ditë përgjatë korrikut dhe gushtit do t’u ofrojnë shqiptarëve magjitë turistike të vendit tonë.
Puntata e parë e “Pushimeve On Top” pati të ftuar special disa nga personazhet më të njohur për publikun: Geta Beqajn dhe Asdren Ahmetin, dy instruktorët e personave VIP, si dhe presidentin e FSHF-së, Armando Duka.
Të ftuarit ndanë me shikuesit eksperiencat e tyre në karrierë dhe në jetën personale. “Pushime On Top” do të ketë një pjesë të rëndësishme të tij të kushtuar për bukuritë e veçanta të natyrës shqiptare dhe vendndodhjet më të bukura. Dy stacionet e para ishin Durrësi dhe Shiroka e Shkodrës.
Nga kjo e fundit, Ori dhe Flori sollën për shikuesit, nëpërmjet një udhëtimi të këndshëm me kanoe, bukuritë e liqenit dhe pjesëve të tij të mbuluar me zambakë uji. Ngjyrat e turizmit në Shqipëri do të vijnë tek ju me “Pushime On Top”, çdo ditë në orën 18:10.
Top Channel