Plazhi i Vilëbashtovës u pastrua në nisje të sezonit, por pirgjet e plehrave kanë mbirë sërish

16/07/2018 15:50

Natyra është treguar bujare me Shqipërinë. Një ndër vijat bregdetare të pashfrytëzuara ende është edhe plazhi i Vilëbashtovës.

Ky plazh u pastrua në pranverë, gjatë një aksioni qeveritar, por siç shihet sot, kur sezoni turistik ka filluar, pirgjet e plehrave janë rikthyer.

Si në të gjitha plazhet shqiptare vitet e fundit, me rritjen e turizimit edhe në Vilëbashtovë vijnë më shumë plazhiste. Por, ata kërkojnë më shumë kushte.

Në këtë plazh mungon energjia elektrike. Ato pak biznese që janë hapur kanë gjetur si zgjidhje gjeneratorët. Por, kjo është një zgjidhje që s’të lë shumë vend për fitim.

Punonjësit e Njësisë Administrative Gosë, të Bashkisë së Rrogozhinës, e plugojnë rërën duke groposur mbetjet, por kjo përpjekje nuk mjafton, pasi ndotja mbetet në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA