Një gomone me një sasi prej 262 kilogramësh marijuanë është kapur në portin e Barit në Itali, e cila sipas mediave të vendit fqinj, ishte nisur nga Shqipëria.
Në pranga është vënë një 26-vjeçar italian. Nëse do të hidhej në treg, droga do të kapte një vlerë rreth 3 milionë eurosh.
Marijuana ndodhej brenda një fundi të dyfishtë në brendësi të mjetit lundrues dhe është kapur nga rojet e Guardia di Finanzas të operacioneve detare të Barit.
Gomonia dyshohet se ka ardhur nga ujërat ndërkombëtare, me siguri nga Shqipëria, shkruajnë mediat italiane dhe u drejtua drejt brigjeve të Brindisinos.
Sipas hetuesve, skafisti ka tentuar ta transportojë drogën në Puljia, pasi në këtë periudhë të verës mundësia për ta tregtuar është e madhe për shkak të pushuesve të shumtë.
Top Channel