Pilulat e urgjencës, mjekët: I përdorin adoleshentet, dëme jo vetëm në shëndetin riprodhues

15/07/2018 16:18

Pilulat e urgjencës kundër shtatzënisë po përdoren pa asnjë lloj kriteri, konstatojnë mjekët gjinekologë.

Vajzat e reja po i përdorin ato si “karamele”, thonë ata. Ndërkohë, një pilulë urgjence nuk rekomandohet të merret ose maksimumi të përdoret vetëm një herë, pasi dëmet shëndetësore dhe psikologjike janë afatgjata.

Mjeku gjinekolog Redi Hoxhallari rekomandon qe femrat ti drejtohen metodave te kontracepsionit te planifikuar.

“Ka dy lloje kontracepsioni urgjence dhe planifikim familjar. Pilula mund të përdoret vetëm një herë në rastet e urgjencës”, thotë mjeku Redi Hoxhallari.

Me një përvojë 15-vjeçare, mjeku Hoxhallari tregon raste konkrete nga puna e tij.

“Pilula e urgjencës nuk duhet marrë me rekomandim të farmacistit. Ka raste që vajzat e marrin 4,5 apo 6 herë në vit. Por ka edhe raste kur vajzat e reja e marrin çdo muaj”, thotë ai.

Kontracepsioni i urgjencës ka një trend në rritje thotë mjeku. Moshat që përdorin pilulat e urgjencës variojnë. “60 përqind nuk janë ende adultë, pra janë më pak se 17 vjeç”, tregon mjeku.

Kjo ndikon jo vetëm në shëndetin riprodhues të femrës. “Sjell probleme psikologjike dhe dëmtime që zgjasin gjithë jetën”, thotë mjeku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA