Turizëm në Byshek. 4 km larg Elbasanit, një nga zonat më të frekuentuara

14/07/2018 20:11

Bysheku është një nga pikat turistike më të afërta dhe më të bukura të Elbasanit.

I ndodhur vetëm 4 km larg qytetit, mes gjelbërimit dhe ujit të ftohtë, Bysheku është një nga pikat e preferuara jo vetëm të fundjavës, por edhe të pasditeve. Edhe pse rruga që të çon deri në këtë mrekulli të vogël të natyrës është krejtësisht e rikontruktuar, prej vitesh mungojnë investimet.

Edhe pse Bysheku është një nga fshatrat e përfshirë në projektin zhvillimor “100 fshatrat”, banorët duket se ende nuk janë të qartë për mundësinë e investimeve të vogla individuale përmes bujtinave apo shërbimeve familjare.

Uji i ftohtë i burimit dhe rrapet mijëravjeçare i japin zonës hijeshinë dhe qetësinë e një fundjave larg zhurmës dhe kaosit të qytetit. Nëse kësaj do t’i shtohen edhe ushqimet tradicionale të zonës dhe disa aktivitete si hipizëm apo kënde sportive, Bysheku do të ishte i pakrahasueshëm dhe i pazëvendësueshëm për elbasanasit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA