Partia Demokratike përmes deputetit Gent Strazimiri sjell sërish në vëmendje raportin e antidrogës italiane, ku shprehet se ka fakte dhe shifra që rrëzojnë ministrinë e Xhafajve për eksportin e drogës në Itali.
“Datat e trafikimit fillojnë me 2 janar të 2017, deri në 18 maj 2017 kur në zyrën e Ministrit të Brendshëm doli Saimir Xhafaj dhe hyri Dritan Demiraj. E më tej rifillojnë me 6 shtator 2017 kur në detyrë rikthehet Fatmir Tahiri, për të vazhduar deri me 30 dhjetor 2017. Përsa i përket “zhdukjes së kultivimit të drogës gjatë 2017”, gjenerali Italian Guardia di Finanza Nikola Altieri i deklaron gazetës “Liberation” para 2 javësh: megjithëse ata (autoritetet shqiptare) pretendojnë se droga që ende vazhdojmë të kapim është prodhim i viteve të mëparshme, analizat e bëra mallit, tregojnë se nuk është prodhim më i vjetër së i 6 muajve më parë. Kjo është e vërteta, sa ç’është e vërtetë që Agron Xhafaj është trafikant droge që po kryen dënimin në Itali, e që vëllain ia bënë “saimir” të Ministrisë së Brendshme, pasi “reformoi” drejtësinë shqiptare. Nëse cilido që na rrethon, paska filluar të flasë “shqup”, “Fatmirë”e “Saimirë” të narkoqeverisë DORËZOHUNI, koha juaj ka mbaruar! Jeni të rrethuar!”, thotë Strazimiri.
Top Channel