Banorët e Romës kanë filluar të rrethojnë gropat e pafundme në rrugët e qytetit, me bojë të gjelbër dhe të verdhë, ditët e fundit.
Lëvizja, sidoqoftë është dënuar nga Policia Rrugore e qytetit, që ka paralajmëruar personat përgjegjës se do të përballen me gjoba deri në 168 euro, se po dëmtojnë rrugët e qytetit, plus shpenzimet për heqjen e bojës.
Në fakt, ndërhyrja e shoferëve të dëshpëruar të Romës vjen në mesin e një emergjence të shkaktuar në kryeqytet dhe pason një apel për veprim nga ana e Graciella Viviano, vajza 25-vjeçare e së cilës u vra në një aksident me motoçikletë në një nga rrugët e qytetit, pikërisht për faj të gjendjes së rrezikshme të saj.
Në një letër të hapur, Viviano shkruante se, ftonte shoferët të vizatonin gropat dhe rrënjët e pemëve që dëmtojnë rrugët e qytetit, duke pretenduar se, nëse kjo do të ishte bërë më parë, e bija e saj mund të ishte ende gjallë.
Apeli i Vivianos ka çuar në shfaqjen e rrathëve fluoreshentë në disa nga gropat më të mëdha të Romës, që në disa raste kanë nxitur reagimin e autoriteteve lokale për mbushjen e tyre.
Në mars, prokurorët e Romës nisën një hetim mbi gropat e panumërta në rrugët e qytetit, pas ankesave të disa shoqatave të konsumatorëve. Kjo u pasua nga publikimi i një plani 17 milionë eurosh për të mbushur rreth 50 mijë gropa, me një mesatare prej rreth 1.500 gropash në ditë, si pjesë e masave emergjente për të garantuar sigurinë e shoferëve dhe motoristëve.
Rrugët e qytetit u shfaqën edhe në titujt kryesorë të gazetave ndërkombëtare në maj, kur e famshmja “Giro d’Italia”, garës e çiklizmit, u hoq nga axhenda për shkak të kushteve të papërshtatshme të rrugëve të Romës.
Top Channel