Suadi është një prej vrojtuesve që kanë nisur punë në 7 kullat e vrojtimit që ndodhen në një gjatësi prej 1.5 km, në Shëngjin.

Dita e tij e punës nis në orën 9:00. Ai kontrollon bovat dhe pozicionohet në kullë, por pa lënë jashtë vëmendjes edhe këshillimin.

Pushuesit duhet të tregojnë kujdes kur i drejtohen detit dhe ngjyrat e flamujve tregojnë se si duhet të veprohet. Flamuri jeshil tregon që deti është i qetë; ngjyra e verdhë tregon që deti është paksa i trazuar; flamuri i kuq tregon që pushuesi nuk duhet të futet në ujë.

Pushuesit thonë se ndjehen të sigurtë kur shohin vrojtues.

Përveç kullave, në Shëngjin janë vendosur edhe dy breza me bova uji. E dyta është ajo që nuk duhet të kalohet nga pushuesit. Për zbatimin e ketyre masave, bizneset iu përgjigjen thirrjes së Minstrisë së Sipërmarrjes, ndaj shembullin e Shëngjinit u bëhet thirrje që ta ndjekin edhe plazhet e tjera më të frekuentuara të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA