Drejtues të mjeteve të licencuara për shërbim “taksi”, protestuan të enjten para bashkisë së Vlorës.
Shoferët e taksive kërkuan nga institucionet ndalimin e automjeteve që punojnë në të zezë. Ata, gjithashtu, akuzojnë policinë se la të lirë autorin e goditjes së një kolegu të tyre pak ditë më parë.
Taksistët thonë se sherri mes tyre lindi për shkak se agresori punonte me një taksi pa licencë dhe donte te parkonte makinën në vendin e caktuar për taksitë me licencë. Protestuesit qëndruan 10 minuta para spitalit ku është shtruar kolegu i tyre pas lëndimeve të marra.
Gjatë ditës, përfaqësuesit e taksive zhvilluan takime në bashki dhe drejtorinë e policisë Vlorë për të kërkuar ndalimin e aktiviteti të taksive të paligjshme.
Top Channel