LSI ka në plan që për tre muaj të pastrojë Shqipërinë nga droga, tha në deklaratë për shtyp kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.
“LSI ka në plan që për 3 muaj të pastrojë Shqipërinë nga droga dhe llumi i Edi Ramës.Të çmontojë këtë qeveri dhe të shembi këtë sistem dhe për 3 muaj Shqipëria ti kthehet normalitetit dhe zhvillimit ekonomik. Sekuestrim të pronave mafioze dhe pastrim të Shqipërisë nga paratë e pista, taksat e ulëta, konkurrenca e pastër, zhdukja monopoleve, rikthimi i barazisë dhe demokracisë, shëndetësi dhe arsim të barabartë për të gjithë pa dallim bindje politike, të shpëtojmë trashëgiminë kulturore, të shpëtojmë identitetin tonë, tha Kryemadhi teksa shtoi se “çmontimi i kësaj qeverie është hapi i parë”.
Top Channel