Në raportin e antidrogës italiane për vitin 2017, Partia Demokratike deklaroi se i gjen të provuara të gjitha akuzat e saj, se nga trafiku i kanabisit është kaluar tek ai i kokainës dhe se qeveria është garant për paprekshmërinë e bosëve të drogës në Shqipëri.
“Raportin e antidrogës italiane, që konfirmon se 3.4 milionë euro me Toyota Yaris nuk janë rastësi. 618 kg kokainë apo 180 milionë euro në Portin e Durrësit nuk janë rastësi. Moskapja e bosëve të drogës në të dy rastet nuk është rastësi”, tha Strazimi.
Më herët, LSI reagoi përmes kryetares Monika Kryemadhi.
“Vetëm në vitin 2017, mbi 90 ton janë kapur nga rreth 41 ton që ishin në vitin 2016″ Shqiptarët zënë vendin e parë në rrjetet kriminale të huaja të narkotrafikut të përfshirë në trafikun e drogës. Raporti vlerëson se 94 rastet e raportuara në vitin 2017 të trafikimit të drogës janë më të lartat në dekadën e fundit ndërkohë që vlera më e ulët shënohej në vitin 2011, me 49 raste”, u shpreh Kryemadhi.
Kryemadhi tha se ky raport është një dëshmi e fortë pse opozita është e angazhuar për çmontimin e qeverisë Rama.
Top Channel