Mbetjet hidrokarbure që dalin në sipërfaqe nga puset e papastruara të naftës bruto po shqetësojnë banorët e fshatit Zharrës.
Vetëm në territorin e fshatit që shtrihet në zonën naftëmbajtëse Patos-Marinëz ndodhën 7 vatra të mbushura me naftë bruto, mbetjet e të cilave nëpërmjet kolektorit përfundojnë në det. Familjet që banojnë pranë puseve të amortizuar, thonë se u rrezikohet jeta dhe se kompania Albpetrol, e cila i shfrytëzon duhet të bëjë mirëmbajtjen e tyre.
Gjendja është përkeqësuar edhe më shumë si rezultat i temperaturave të larta. Pak kohë më parë, disa familje u rrezikuan seriozisht si pasoje e zjarrit që përfshiu një pus nafte.
Ndotja e ajrit është vetëm një prej shqetësimeve të banorëve të Zharrzës pasi kjo zonë vuan edhe pasojat e lëkundjeve nga shpërthimet nëntokësore, dëmshpërblimin e të cilave ende nuk e kanë marrë.
Top Channel