Gjatë gjithë ditës, zonat Jugore e Qendrore vijojnë në kushtet e kthjellimeve, por vranësira kalimtare do ketë në Veri e Verilindje të vendit.
Pjesa e dyte e ditës mbetet e kthjellët në Ultësirën Perëndimore, ndërsa vranësirat shtohen në zonat malore duke sjellë shira të izoluara në ekstremet Veri – Verilindje.
Era do fryjë e lehtë më shpejtësi 20 km /h nga drejtimi Perëndimor duke bërë që në det të vijojë dallgëzimi i ulët.
Temperaturat e ajrit rriten me 1 – 2°C në mëngjes dhe mesditë duke luhatur ekstremet termike nga 14 ne 35°C.
Shqipëria nesër: Vijon pjesa më e madhe e vendit nën ndikimin e motit të kthjellët, ndërsa vranësira të lehta do ketë në Veri.
Pasditja mbetet me kthjellime e vranësira të lehta në Jug dhe Qendër por vranësira lokale zhvillohen në Veri ku mbrëmja sjell shira të izoluar.
Era do fryjë mesatare por deri e fortë në Jug, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior, ndërsa në det krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke ngjitur maksimumin territorial mbi 35°C.
Top Channel