24/11 08:48
Një helikopter ushtarak francez u rrëzua në Bregun e Fildishtë, teksa ishte duke zhvilluar një mision trajnues.
Ngjarja ndodhi rreth 20 kilometra në lindje të qytetit të Abidjan-it, ndërsa konfirmohet se ka humbur jetën piloti dhe një anëtar i ekuipazhit është në gjendje të rëndë.
Të dy personat që ndodheshin në bord u dërguan të plagosur në bazën ushtarake franceze, por piloti nuk ia doli të mbijetojë, ndërsa personi tjetër u dërgua në Francë për ndihmë të specializuar mjekësore.
Shkaqet e rrëzimit të helikopterit nuk dihen ende, ndërsa aktualisht po kryhet një hetim i thelluar për këtë rast.
Top Channel