Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Gjykata e Vlorës ka përcaktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Emiljano Nina, iu riu i cili qëlloi katër herë me armë në një lokal nate në Dhërmi mbrëmjen e së shtunës.
Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura. Nina akuzohet për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike e kanosje”.
Gjatë seancës, e cila ka zgjatur për rreth 20 minuta, i akuzuari nuk ka lëshuar asnjë deklarate. Emiljano Nina qëlloi katër herë në ajër në një klubin e natës Havana në Dhërmi.
Ngjarja fatmirësisht përfundoi pa viktima, por shkaktoi kaos dhe panik mes klientëve, si dhe ngriti pikëpyetje të mëdha mbi sigurinë e klubeve të natës në bregdet.
Top Channel