Pasi u mbajt seanca dëgjimore dhe relatori i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit lexoi problemet e gjetura në justifikimin e pasurive dhe pastërtinë e figurës së prokurorit Adriatik Cama, ky i fundit tentoi të shpjegojë të gjitha konstatimet e KPK-së.

Në fjalën e tij para komisionit të Vettingut, Cama u mundua të shpjegojë arsyet pse zëvendësoi prokuroren në Lushnjë, por edhe papërputhshmëritë në justifikimin e pasurisë.

“Ju nuk keni marrë parasysh lidhjet e mia të forta familjare dhe mbështetjen e tyre ndaj meje, që ka qenë e konsiderueshme. Unë kam qenë prokuror edhe në vitin ’97 dhe kam mbrojtur shtetin edhe atëherë kur ai nuk ekzistonte. Sa i përket ndryshimit të prokurores në Lushnjë, e bëra pas indicieve se ndaj saj ishte ushtruar presion”, deklaroi Cama.

Në mbyllje të seancës dëgjimore, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u tërhoq për të marrë vendimin, duke njoftuar se seanca e radhës do të jetë nesër në orën 9:00.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA