Para samitit të NATO-s, Trump sulmon Gjermaninë: Është nën kontrollin e Rusisë

11/07/2018 11:35

Samiti i NATO-s duket se ka për të qenë më shpërthyesi në vite. Në bisedimet e mbajtura me shefin e aleancës së Atlantikut të Veriut në Bruksel, Donald Trump e përcaktoi tonin e takimit.

“Gjermania, – tha ai, – është nën kontrollin e Rusisë. Kjo është një gjë shumë e keqe për NATO-n”.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë paraqiti si argument faktin që 70% e importeve të gazit gjerman janë nga Rusia. Këto ishin shifrat e ofruara nga presidenti amerikan. Ato zyrtare tregojnë një tjetër shifër: 50.75%.

Që ky nuk do të ishte një samit i qetë e paqësor, e tregoi më herët edhe shkëmbimi i replikave mes Trumpit dhe Donald Tuskut.

“I dashur Donald Trump, – i shkroi adashi i tij europian, presidenti i Këshillit Europian. – Shtetet e Bashkuara nuk kanë pasur dhe nuk do të kenë një aleat më të mirë sesa BE-ja. Vlerësojini aleatët tuaj, sepse nuk keni shumë”.

Tusk shtoi se BE-ja shpenzon për mbrojtjen më shumë sesa Rusia dhe po aq sa Kina. Trumpi duket nuk lëkundet as nga të tilla pohime të logjikshme, por parashikoi se samiti i NATO-s mund të jetë më i vështirë sesa takimi i tij i ardhshëm me Vladimir Putinin.

Tashmë dihet mirë se kreu i administratës amerikane nuk do të druhet të hapë gojën për faturat absurde të mbrojtjes. Europianët po shpenzojnë vërtet më shumë për ushtrinë tani, por kjo nuk i mjafton Trumpit.

Në mendimet më të errëta të diplomatëve europianë shihet edhe një lloj vendosjeje tarifash për trupat amerikane në Europë. Pra, parà për të mbrojtur, ndërsa thonë se e gjithë kjo mund të jetë edhe një lloj presioni për tarifat e vendosura nga Europa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA