KPK për prokurorin Cama: Pasuri të pajustifikuara dhe rryshfet për mbyllje hetimesh

11/07/2018 11:19

Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Adriatik Cama ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), për të zhvilluar seancën dëgjimore në lidhje me pastërtinë e figurës së tij.

Relatori i çështjes ka lexuar një sërë kontradiktash në deklarimin e pasurisë, ndërsa blerja e disa pronave si dyqan, makinë, apo apartament, duken të pajustifikuara nga të ardhurat e Camës dhe bashkëshortes së tij.

KPK ka vlerësuar edhe probleme me pastërtinë e figurës, pasi sipas nëj shkrese të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifgikuar (DSIK), rezultobn se prokurori Cama është përfshirë në një aferë korruptive, kur ka qenë drejtues në Prokurorinë e Lushnjës.

KPK ka kërkuar informacione shtesë nga DSIK për këtë çështje, ndërsa raportohet se Cama ka marrë para për të pushuar hetimet mbi një person të përfshirë në kontrabandë. Pasa kësaj ai ka ndryshuar prokurorin e çështjes pa arsyetim dhe është bërë mbyllja e dosjes së hetimit, në vitin 2005.

Gjithashtu Cama ka pasur kontakte të papërshtatshme, duke shkëmbyer favore e dhurata për mbylljen e hetimeve për persona të përfshirë në krimin e organizuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA