Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes së një dite më parë në zyrat e Drejtorisë Rajonale të OSHEE në Fier, i cili kanosi policin privat.

Bëhet e ditur nga policia se personi i cili është vënë në pranga është shtetasi Sokol Gjika, 44 vjeç, banues në Fier, të cilit pas kontrollit të ushtruar në banesë, i është gjetur edhe një sasi prej 4.5 gram lëndë narkotike (e ndarë në doza) e dyshuar Cannabis Sativa.

Një ditë më parë, 44-vjeçari tentoi të futet me forcë në ambientet e OSHEE për të takuar drejtorin, por është ndaluar nga polici privat dhe e ka kërcënuar këtë të fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA