Tre persona, dy nga Shkodra dhe një nga Tirana, u vunë në pranga në saj të operacionit “Vizitorët” nga policia në Korçë pasi u kapën në flagrancë duke i vjedhur sendet me vlerë një 91-vjeçari.

Në pranga janë vënë Ilir Abazi, 42 vjeç, banues në Shkodër; Fisnik Hajro, 64 vjeç, banues në Tiranë dhe Tonin Nika, 65 vjeç, banues në Shkodër.

Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë pasi mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, si edhe falë veprimeve të mirëkoordinuara, në lagjen nr 3, Bulevard “Fan Noli” në Korçë, këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur me dhunë, portofolin dhe një unazë floriri shtetasit H.F, 91 vjeç, banues në Korçë.

Gjithashtu nga veprimet e mëtejshme proceduriale, dyshohet së këta shtetas mund të jenë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera të kryera me po të njëjtin mekanizëm, në disa qytete të tjera gjatë dy muajve të fundit, ngjarje për të cilat po punohet për t`i dokumentuar me fakte e prova ligjore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA