
Në fshatin e qershive, fruti që i ktheu nga emigrimi! Fermerët në Godolesh të frikësuar, i druhen motit dhe rrugës
30/05 12:23
Një 37-vjeçar nga Ura Vajgurore është arrestuar në flagrancë nga Seksioni i Policisë Rrugore të Beratit.
Daniel Hoxha drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe për këtë arsye u bë burim aksidenti, duke u përplasur me një mjet me targa kosovare.
Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur kryqëzimi i Lapardhasë, ndërsa pas testit të alkoolit, 37-vjeçari rezultoi i dehur në masën 1.51 mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, ”Drejtimi i mjetit në mënyrë të pa rregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.
Top Channel