“Është gjendje alarmante”, Berisha: Rrogat dhe pensionet e ulëta, janë rritur vetëm pagat e zyrtarëve
26/12 21:02
Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun e tij grek, Alexis Tsipras, gjatë zhvillimeve të Samitit të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Londër.
Dy kryeministrat kanë diskutuar mbi marrëdhëniet dypalëshe, por edhe në lidhje me negociatat mes dy vendeve mbi një numër të madh çështjesh, që po udhëhiqen nga ministrat e Jashtëm respektivë, Bushati e Kotzias.
Sipas asaj që publikohet nga Kryeministria, Rama e Tsipras kanë vlerësuar ecurinë e negociatave dhe arritjet e deritanishme.
“Ndonëse ka ende çështje që do të vazhdojnë të diskutohen nga ekipet negociatore, kryeministrat Rama dhe Tsipras shprehën besimin se një zgjidhje pozitive mund të arrihet së shpejti”, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë.
Top Channel