Probleme edhe me pasurinë, gjyqtari Thanza: Është buka dhe e ardhmja e fëmijëve të mi

10/07/2018 10:50

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza nuk ka pasur probleme vetëm me dënimin për vjedhje në Itali, të cilin e kishte mbajtur të fshehtë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi edhe mospërputhshmëri mes deklaratave të tij të pasurisë, dorëzuar në mënyrë periodike dhe asaj të dorëzuar në kuadër të vettingut.

Sipas KPK-së, të ardhurat e familjes Thanza në periudhën 1992-2003, nuk kanë qenë të mjaftueshme për të justifikuar vënien e pasurive të deklaruara.

Vetë gjyqtari shkodran, duke folur për mosjustifikimin e pasurisë, tha: Ajo pasuri është djersa jonë, buka dhe e ardhmja e fëmijëve të mi. Kam humbur fëmijërinë e tyre, duke u përkushtuar në punë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA