Ka nisur rreth orës 09:30 seanca dëgjimore në KPK për anëtarin e Gjykatës së Lartë, gjyqtarin Admir Thanza.

Trupa gjykuese përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici. Gjyqtari Thanza ndodhet në seancë së bashku me avokatin e tij Throdhori Sollaku, i cili ngriti shqetësimin e ndryshimit të relatores. “Në email na keni thënë do jetë zonja Bekteshi relatore. Përse ka ndryshuar dhe sot është Olti Komiçi?” Por kjo u cilësua si një një gabim, pasi sipas KPK relator ka qenë gjithmonë Komiçi.

Në raportin e dorëzuar nga ILDKPI ka mospërputhje. “Për apartamentin ka anomali, pasi njëherë është shkruar 1.2 milionë lekë blerja e 1.8 mil leke rikonstruksion, pastaj është shënuar + 18 m2. Ky formular është ndryshuar dhe pse ka qenë i dorëzuar në ILDKPI. Vlera e apartamentit të deklaruar nga Thanza nuk përputhet me çmimin e kontratës së shitblerjes që është 1.2 milionë lekë. Apartament banimi me sipërfaqe 136 m2 në rrugën “Zogu i Parë” Shkodër, në deklarimin e 2004 mungon deklarimi i një garazhi që ka deklaruar në deklaratën vettingut. Ajo është përshkruar në deklaratën periodike. E ka deklaruar 99.5 metra katrorë, ndërkohë që në vetting e ka deklaruar 38 metra katrorë. Garazhi 23 metra katorë i blerë me 400 mijë lekë i deklaruar në vitin 2007”. Këto deklarime janë vlerësuar si të pamjaftueshme, ndërsa gjyqtari është shprehur që i ka harruar.

“Nga analiza financiare rezulton se dalin me bilanc negativ vitet 1992-2003. Pra, në këto vite familja Thanza nuk ka patut të ardhura të mjaftueshme për të blerë pasuritë e përmendura më sipër”, thotë trupa gjykuese.

***
Thanza mori këtë detyrë pas përfundimit të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, në prill të vitit 2013. Ai është lindur në Shkodër dhe është diplomuar në vitin 1992 me titullin Jurist, pranë Universitetit të Tiranës, në Fakultetin e Drejtësisë.

Me një përvojë të gjatë si gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, prej vitit 1992 – 2006, Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë gjatë periudhës 2006-2009 dhe Gjykatës Kushtetuese 2009-2013, Thanza ka qenë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë prej vitit 2004 deri në vitin 2009, vit në të cilin u zgjodh anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Krahas ushtrimit të detyrës së gjyqtarit, ai ka qenë pedagog i jashtëm pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi”, dega drejtësi, në Shkodër dhe në Universitetin jopublik Europian të Tiranës, në të Drejtën Civile, por dhe në Universitetin “Justiniani I”, në të Drejtën Kushtetuese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA