Raporti i KLSH-së: Abuzimet në shëndetësi shkojnë mbi 54 milionë lekë

09/07/2018 15:01

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar një raport auditimi, ku thotë se dëmi financiar në sektorin e shëndetësisë për vitin 2017 është 54 milionë e 585 mijë lekë.

Kjo është shifra e publikuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit pas 6 auditimeve të kryera në këtë sektor, krysisht në Ministrinë e Shëndetësisë, Qendrën Spitalore Universitare, Spitalet e Vlorës, Elbasanit dhe atë psikiatrik në Vlorë, si dhe Fondin e sigurimeve.

KLSH thotë ky dëm vjen kryesisht nga prokurimet në Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa shton se në këtë ministri ka abuzime të fondeve edhe në lidhje me pagat e punonjësve.

Këto të dhëna u bënë të njohura gjatë një takimi ku merrnin pjesë kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Avokati i Popullit dhe përfaqësues të ILDKPI-së, me qëllim për të rritur transparencën në sektorin e shëndetësisë, që paratë e planifikuara për këtë fushë, të shkojnë tek qyetari .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA