Pushime on Top, të dielën programi i ri në TCH

09/07/2018 15:57

Vera do të jetë më e nxehtë këtë vit në destinacionin televiziv të pushimeve, Top Channel. Për ata që do të qëndrojnë në shtëpi premtojmë energji, destinacione, eksplorime e personazhe përtej kufijve.

Programi “Pushime on Top”, prej 15 korrikut, në orën 18:10, fton të gjithë pushuesit në një aventurë të paharrueshme.

“Do të nisim në orën 18:15, përafërsisht do të jemi në transmetim “live” nga jugu, ku çdo ditë do të kemi dhe do të mundohemi të kemi atmosfera të ndryshme. 45 minuta do të jene fantastike. Pushime, alternativa, do të argëtohemi shumë me njëri-tjetrin”, treguan Oriela Nebiaj dhe Flori Gjini, moderatorët e “Pushime on Top”.

Olsa Muhameti, autore e “Pushime on Top”, u shpreh: “Në fakt ky është një program që nuk ka të ngjashëm në Shqipëri për faktin se Pushime on Top do të vendoset në jug të Shqipërisë, por do të transmetojë për të gjitha destinacionet që ka Shqipëria. Si në veri, ashtu edhe në jug. Ndër të tjera, prezantuesit jo vetëm do të vizitojnë destinacionet edhe do t’i eksplorojnë ato, por edhe do t’i vlerësojnë. Gjë që nuk ka ndodhur më herët në një program televiziv. Pra, ne jo vetëm do të sjellim përmbajtjen, argëtimin, destinacionin, pushimet në televizion, por në të njëjtën kohë duam të kemi dhe cilësi transmetimi”.

“Ne tani në këto momente e kemi të gjithë vëmendjen se si do të vijë gjithë kjo përgatitje jonë e madhe në sytë e publikut. Në detajet e fundit, gjithçka është gati. Gati për Pushime On Top. Shihemi të dielën”, deklaruan Flori Gjini, moderator “Pushime on Top” dhe Oriela Nebiaj, moderatore “Pushime on Top”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA