![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/univeristeti-bujqesor_sd-800x450.jpg)
Strategji për bujqësinë, Universiteti Bujqësor harton projektin për të ndihmuar fermerët
01/02 15:05
Dy persona të dehur kanë shkatërruar pajisjet e zyrave të Komisariatit të Pogradecit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të së hënës, kur shtetasit me iniciale S.C. dhe B.S. janë përfshirë në një konflikt fizik me disa persona të tjerë, në lagjen 5 të Pogradecit. Banorët kanë njoftuar policinë, e cila arrestoi në flagrancë shkaktarët e sherrit.
Gjatë shoqërimit në komisariat, të ndaluarit kanë kundërshtuar dhunshëm efektivët e policisë. Pasi kanë mbërritur në rajon, dy të ndaluarit, të cilët kanë qenë të dehur, kanë thyer dhe dëmtuar pajisjet e zyrës ku po merreshin në pyetje.
Top Channel