22/11 15:03
Kërkesa e Lëvizjes Socialiste për Integrim, për anulimin e votimit të ligjit për Teatrin, është rrëzuar nga Sekretariati për Procedurat dhe Votimet, pranë Kuvendit të Shqipërisë.
Projektligji i propozuar nga qeveria, u miratua me 75 vota nga ana e mazhorancës, të enjten në mbrëmje, pas një seance maratonë.
Të nesërmen LSI-ja kërkoi anulimin e këtij votimi, pasi sistemi elektronik tregoi se në proces kishte marrë pjesë edhe deputeti Vangjel Tavo, që nuk ishte prezent në sallën e Kuvendit atë ditë.
Gjithsesi pas këqyrjes së kamerave të sigurisë së Kuvendit, u pa që deputetët e LSI-së Endrit Braimllari dhe Edmond Panariti kishin ndërruar kartonët, për të shkaktuar këtë ngatërresë.
Top Channel